Lajme

Ahmetaj akuzon deputetët për demarkacionin: Mos e mbani peng Kosovën

By FerizajPress

March 12, 2017

Sipas saj, varet komplet nga politika në vend nëse qytetarët do të vazhdojnë të jenë të izoluar apo do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

“Mendoj se debati për dhe në lidhje me Demarkacionin tani është harxhuar. Ajo çka mbetet te ne është të kaloj në Parlament dhe të votohet. Jam shumë e bindur se deputetët do t’i thërrasin arsyes dhe të mos e mbajnë peng Kosovën edhe më tutje për kriterin e fundit i cili ka mbet pa u plotësuar”, tha Ahmetaj për RTV21.

Ahmetaj është e bindur se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi Kosova do të marrë liberalizimin e vizave. Thotë se për këtë ka marrë garancone nga krerët e Bashkimit Europian.