Ferizaj

Ahmet Petrova kryetar i ri i KH Kastriotit, rikthehet njeriu i titujve!

By FerizajPress

January 18, 2020

Ahmet Hysenaj është kryetar i ri i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Në krye të klubit rikthehet njeriu i titujve. Petrova i ka prirë Kastriotit edhe në vitet e pavarësimit të sportit të Kosovës, ku e kishte fituar titullin e parë dhe Kupën e parë të Republikës së Kosovës.

Po ashtu edhe pas luftës është kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me klubin që sot e mori sërish!

Petrova me vite ka udhëhequr edhe femrat e Kastriotit dhe kishte fituar tituj! Fakti tjetër është se Petrova ka qenë kryetar i Borcit (KH Kastrioti) në ligën e parë ish jugosllave (1988).

Rikthimi i tij shpëton klubin nga falimentimi, kur kihet parasysh se gjatë vjeshtës ishte rënë përtokë.