Ferizaj.26.07.2018. Lajmi për largimin e një punëtori nga QKMF në Ferizaj në laboratorin e kësaj qendre goditi një person tjetër, e që skishte të bënte me të. Ishte rastësi që punëtori që u largu kishte inicialet A.S. e që shumica e lidhën me sektorin e farmacisë dhe Agron Slemanin. Në një reagim të sotëm Agron Selmani ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për të por është person tjetër i cili ka punuar në laborator. Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i DSHMS-së Besnik Berisha, i cili ka thënë së nuk bëhet fjalë për Agron Selmanin, dhe se ky punon ne sektorin e farmacisë ndërsa personi i larguar është nga labiratori. “Më vije keq që bazuar në fotot e bëra në sektorin e farmacisë janë keqkuptuar dhe i eshtë dhënë kahje tjetër, por kjo ska të bëjë asgjë me Agron Selmanin” ka thënë Berisha.
Ky është skjarimi i Agron Selmanit në lidhje me këtë rast.
Kohe me pare ne nje konferenc shtypi e mbajtur ne ambientet e Sektorit te Farmacis pran QKMF se ne Ferizaj u dha nje lajm jo i mire per shendetsin Ferizajase ku u potencua nje keqperdorim i ndodhur ne Laboratorin e QKMF se ne Ferizaj.
Kjo ngjarje e ndodhur ne Laboratorin e QKMF se ne Ferizaj eshte percjellur nga mediat dhe portale informative ne menyre te shtremberuar dhe gjysmake ,aty jam i apostrofuar un me inicialet e mia dhe poashtu kjo informat eshte e fuqizuar edhe me nje foto te perbashket , foto kjo e bere ne ambientet e sektorit te farmacis me c`raste per rastin ne fjal opinioni eshte i orientur ne drejtim timin . Eshte shqetesuese fakti qe deri me sot nuk pate ndonje informat apo lajm shtese lidhur me rastin spaku per tu sqaruar opinioni qe per mua eshte nje indikacion se kjo eshte bere ne bashkerenditje dhe jo paqellim. Familjare te mi ,shoke ,miq si dhe kolege nga QKMF ja por edhe nga bota e sportit ,nga telefonatat qe kam pranuar diteve te fundit kam kuptue dhe e di se jeni shqetsue per rastin ne fjal ,faleminderit per perkrahjen dhe besimin,eshte kohe pa kohe dhe ne QKMF- ne ne Ferizaj ka kohe qe eshte e instaluar menyra e te menduarit dhe vepruarit qe asocon ne“LUFTEN E SHTRIGAVE”!! Me lejoni te them edhe nje gje, askush nuk eshte i perkryer ,nuk jam as un, por per dallim nga te tjeret ne kemi kufij moral qe na peshojn ma shume se dicka tjeter pra kemi nje kod familjar !!…poashtu dhe me modesti e themi se ne si familje me shume i kemi dhene se sa kemi marre nga shteti e aq me pak nga pushteti dhe nuk do te marrim asnjeher,jetojm nga puna jone dhe nga djersa e jon,kaq !!
…..i juaji Agroni