Lajme

Agron Selimaj i AKI-së takon drejtorin e CIA-së

By FerizajPress

April 05, 2016

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Agron Selimaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar sot me Drejtorin e CIA-s, John O. Brennan.

Ata kanë diskutuar për çështjet e sigurisë me interes të përbashkët, fenomenet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet siguria nacionale e dy vendeve.

Vizita e  shefit të AKI-së  në CIA është pasqyrim i marrëdhënieve të afërta të bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive dhe njëkohësisht do të kontribuoj në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në këtë takim, Brennan ka vlerësuar kontributin e AKI-së në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe ka premtuar përkrahje të plotë për këtë institucion