Lajme

Agron Mustafa: 100% është siguria e komunikimeve nëpërmjet Telekomit të Kosovës

By FerizajPress

September 19, 2017

Anxhelina, vajza që i ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale ku pretendon se me Haxhi Shalën ishte që prej kohësh në një lidhje, ka pasur edhe një konfrontim jo verbal me gruan e deputetit. Kjo e fundit në bisedat që i kishin ndarë me njëra tjetrën i ka thënë   Anxhelinës se i ka përgjuar të gjitha bisedat që ajo i ka zhvilluar me burrin e saj Haxhi Shalën. 

Por se bisedat mund  të përgjohen në Postë, ka reaguar drejtori i kësaj kompanie.

Reagimi i Agron Mustafës:

100% eshte siguria e komunikimeve nepermjet Telekomit te Kosoves. Vetem policia e Kosoves nepermjet autorizimeve dhe vendimeve gjyqesore mund te kerkoje ndonje informate nga Telekomi.

Mund te jete brengosese nga te gjithe kur lexojme mesazhe te tilla, sidomos nga ata qe pretendojne se kane qasje ne infrastrukturen e Telekomit ne menyre te paautorizuar, vetem pse jane punetore te Telekomit!!!

Totalisht e pasakte dhe nuk qendron.

Komunikimi eshte i sigurt teresisht. Nuk duhet te kene as edhe te vetmin shqetesim, te gjithe ata qe komunikojne nepermjet Telekomit.