Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mori vendim për emërimin e drejtores së re të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.
Drejtorja e re, znj. Agnesa Hajredini është e diplomuar në shkenca të inxhinierisë dhe teknologjisë ushqimore, gjersa me përvojën e saj në detyra administrative e përfaqësuese, bën të qëlluar zgjedhjen e saj, në detyrën e drejtores së Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.