Lajme

AGK kërkon ndaljen e linçimit të gazetarëve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje

By FerizajPress

January 20, 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim drejtuar opinionit thotë se e kundërshton fushatën linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha.

“Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vije në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë”, konsideron AGK.

Tutje AGK, konsideron se e tilla më se paku i kanë hije një subjekti politik që mëton të promovojë Lirinë e Shprehjes dhe Mediave në Kosovë.

Andaj, AGK-ja ka kërkuar nga Vetëvendosja që të ndalë këtë formë të linçimit dhe akuzave ndaj drejtuesve të RTK-së duke inkurajuar këtë subjekt politik që t’ju drejtohet organeve kompetente nëse pretendon se ka fakte për atë që thotë. “Po ashtu inkurajojmë edhe dy kolegët Shala e Berisha që të fillojnë ndjekjen e rrugëve ligjore në lidhje me këtë rast”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së. /Lajmi.net/