Lajme

AGK i reagon presidentit Thaçi

By FerizajPress

October 10, 2016

“E rikujtojmë presidentin Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve. Veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës sonë. Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas AGK-së, Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranojë pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës.

“Duke shfrytëzuar këtë rast, njëherësh iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të jenë më të hapur për mediet. Statuset e ‘Facebook-ut’ nuk janë mjet i mirë i komunikimit. Të gjithë personat që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë duhet ta mendojnë seriozisht përmirësimin e komunikimit me gazetarët”, thuhet në reagim.

.