Ferizaj

Agjencia Kundër Korrupsion detyron Labinot Tahirin të heqë dorë nga bizneset

By FerizajPress

January 13, 2018

Agjencia Kundër Korrupsion kishte filluar hetimin ndaj deputetit të AKR-së Labinot Tahiri me dyshimin për konflikt interesi.

Sipas këtij institucioni gjatë zhvillimit të procedurës identifikuese të rastit, është vërejtur se Tahiri figuron si person i autorizuar në dy biznese private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kjo situatë paraqet konflikt të mundshëm interesi dhe mospajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik.

AKK ka kërkuar nga deputeti Labinot Tahiri që të heqë dorë nga njëra prej pozitave.

Pas kësaj kërkese Tahiri ka hequr dorë nga bizneset.

Këtë veprim të tij, sipas AKK-së e ka dëshmuar me dokumentacionet nga Agjensia e Regjistrimit të Bizneseve se nuk është më person i autorizuar në bizneset private “ICON#S” sh.p.k dhe N.T.Sh. “Erzana”.

“Duke hequr dorë nga përgjegjësitë dhe të drejtat e funksionit si person i autorizuar në bizneset private janë krijuar rrethana të reja dhe është shmangur gjendja e mundshme e konfliktit të interest dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në njoftimin e AKK-së.