Shkruan: Gëzim Arifi
Zgjedhjet e fundit nacionale në Kosovë i fitoi një adoleshent politik, shumë ambicioz me llafe, por i cili kohëve të fundit është përkthyer në një dështak qesharak, që çka ka kritikuar dikur, sot himne po i thurë.
Opozita aktuale duket e pavullnetshme dhe e paaftë për ta zbritur nga xhipi i zi liderin i cili premtoi çdo gjë që është e pamundur, vetëm që t’i bëhej e mundur për të ardhur në pushtet.
Kosova ka shumë politikanë, të cilët karrierën e tyre e kanë ndërtuar me punë dhe nderë. Nuk janë të gjithë gënjeshtarë. Në mesin e tyre, më i shquari sot për sot, është Kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu, i cili në zgjedhjet e fundit komunale dëshmoi se me punën e tij, vizionin dhe vullnetin për ndryshim, e tejkalon politikanin provincial, tejkalon nivelin partiak, i cili është lider i pakontestueshëm i kohës tonë. Është i vetmi politikan në Kosovë, të cilin e kanë votuar edhe anëtarët e simpatizantët e partive kundërshtare.
Politikat tranzicionale kërkojnë lider pragmatik. E, pragmatizmi e karakterizon z. Aliu. Rezymeja e tij, prej politikani të heshtur dhe punëtor, bashkëpunues me qytetarin, e ka bërë që shumë njerëz nga qytete dhe vende të ndryshme anekënd Kosovës, të kërkojnë që z. Aliu të jetë kandidati i ardhshëm për Kryeministër të Kosovës.
Z. Aliu me bashkëpunëtorët e tij politik dhe aftësitë menaxhuese që ka treguar, do të arrijë që për një kohë shumë të shkurtër t’i kalojë parashikimet politike të kësaj kaste adoleshentësh të dështuar politike. Përveç kësaj z. Aliu duket se është edhe i vetmi që mund ta nxjerrë mashtruesin e shekullit 21 nga xhipi i zi .
Nëse shikojmë në retrospektivë, si në aspektin e menaxhimit po ashtu edhe si lider politik, aktualisht Agim Aliu duket se është njeriu i vetëm në skenën politike të Kosovës që mund ta rrëzojë Kurtin nga froni ku nuk po di të qëndrojë ulur.
Agim Aliu, është dëshmuar si politikan me vizion të qartë, si njeri fjalëpakë e punëshumë, afrues e jo largues, pajtues e jo përçarës. Tamam lider çfarë i duhet Kosovës sot, nesër dhe gjithmonë. Kosovës e rajonit.
Kryeministri aktual erdhi si Kryeministër i shpresës, por me sa duket do të përfundojë shumë shpejt si një llafazan me shumë të këqija të tjera përcjellëse.
Agim Aliu, është njeriu që ka fituar tri herë radhazi dhe me lehtësi postin e kryetarit të komunës së Ferizajt dhe me potencialin dhe vullnetin intelektual e politik, që e ka dëshmuar tashmë, po shikohet nga opinioni kosovarë si lideri ideal për t’i prirë Kosovës dhe si lideri i vetëm që ka potencial, ka kredibilitet e vizion për ta transformuar Kosovën e bërë të vërtetë Evropian, ashtu siç e transformoi dhe e bëri Ferizajn qytet Evropian.
Kosova po e kupton shumë shpejtë se nuk i duhen dokrrat e Albinit, por vizioni e puna e Agimit.