Ferizaj

Agim Shehu burri i vetëm që jep mësim në “Jeronim De Rada” në Ferizaj (VIDEO)

By FerizajPress

February 11, 2020

Nxënësve një ditë më parë iu desh ta bënin një modifikim në librin e Edukatës Qytetare.

Por, diçka e tillë i ka ndodhur vetëm klasës së tretë në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj.

Mësuesi i tyre, Agim Shehu, është burrë hasret në mesin e 29 mësueseve gra në ndërrimin e pasditës. Vec tyre, edhe i gjithë stafi udhëheqës janë gra.

Ky dallim i madh proporcional vërehet sidomos në pushimin mes orëve mësimore, kur mësimdhënësit mblidhen në sallën e tyre.

E meqë është i vetmi, atëherë edhe tregohet xhentëlmen me koleget transmeton KlanKosova.