Ferizaj

Agim Aliu zgjedhet nënkryetar i PDK-së

By FerizajPress

January 22, 2020

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i përgjithshëm i PDK-së;Agim Aliu, Nënkryetar;Shaqir Totaj, Nënkryetar;Donjet Bislimi Nënkryetar (RDK);Abelard Tahiri, Udhëheqës i departamentit për çështje organizative;Betim Gjoshi, Udhëheqës i departamentit për çështje elektorale;Blerand Stavileci , Drejtor ekzekutiv i partisë;Hajredin Kuçi, Udhëheqës i Departamentit për politika programore;Enver Hoxhaj, Udhëheqës i departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare;Elmi Reçica, Udhëheqës i departamentit për çështje të diasporës;Sami Lushtaku, Udhëheqës i departamentit për vlera të luftës;Xhavit Haliti, Udhëheqës i departamentit për grupe të interesit;Migjen Kelmendi, Udhëheqës i departamentit për media dhe rrjete sociale;Muzafer Shala, Udhëheqës i departamentit për rini dhe inovacion;Safete Hadergjonaj, Udhëheqëse e departamentit për financa dhe anëtarësi;Bajrush Xhemaili, Udhëheqës i depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;Blerta Deliu-Kodra, Udhëheqëse e departamentit e çështjeve gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lart demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi.