Ferizaj

Agim Aliu vazhdon me publikimin e listës së uzurpuesve

By FerizajPress

June 04, 2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për herë të dytë po bënë publike listën e pronave komunale, listën e uzurpatorëve të pronës komunale si dhe listat e shfrytëzuesve të pronës komunale. Pas një procesi verifikimi dhe përditësimi të të dhënave, sot ka vazhduar publikimi i listës së uzurpatorëve të pronave komunale në territorin e Ferizajt. Kjo listë po publikohet në disa pjesë, të ndara në bazë të zonave kadastrale si dhe sipas kriterit të sipërfaqes më të madhe të uzurpuar të pronës komunale. Si pjesë e dytë e procesit të verifikimit dhe publikimit të pronave komunale të uzurpuara janë zonat kadastrale: Ferizaj, Fshati i Vjetër, Neredime dhe Komogllavë.

Këtë proces në shërbim të transparencës komunale po e udhëheq Kryetari i Komunës, Agim Aliu të zbatuar nga Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Organet përkatëse komunale përkitazi me këto prona dhe uzurpimin e tyre kanë lëshuar njoftimet me udhëzimet përkatëse, moszbatimi i të cilave krijon kushtet për procedim gjyqësor nga ana e autoriteteve komunale ndaj uzurpatorëve.