Ferizaj

Agim Aliu uron besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

By FerizajPress

August 11, 2019

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Aliu uron begati dhe mirësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të dashur qytetarë të besimit islam!

Sakrifica është kumti i botës së ripërtëritshme, madhështinë e së cilës Krijuesi na dha obligim gjithësecilit. Nga thellësia e zemrës, ndjenja e pastër e besimit se vetëm të bashkuar e me më shumë dashuri mund të arrijmë çdo gjë, ju uroj ju dhe familjes suaj, me fat Kurban Bajrami!

Bekime!