Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se për vetëm pak javë do të lëshohet për qarkullim rruga apo nyja e projektit “Bashkimi i Qytetit” me të cilën ferizajasit mund të përshkojnë qendrën brenda pak minutave.
Ai ka thënë se tani ndryshe nga e kaluara kjo nyjë do tu lehtësojë qytetarëve lëvizjen në qendër të qytetit.
“Tashmë është çështje e pak javëve, kur do të lëshohet për qarkullim nyja kryesore e projektit “Bashkimi i Qytetit”, që i mundëson ferizajasve të përshkojnë qendrën brenda pak minutave, ndryshe nga e kaluara”, shkruan Aliu.