Ferizaj

Agim Aliu: Shumë shpejt gati afro 200 parkingje për vetura në zemër të qytetit

By FerizajPress

September 20, 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pèrmes faqes së tijë zyrtare në rrjetin social ka bêrê të ditur se shumë shpejt do të jenë gati afêr 200 parkingje për vetura.

“Afro 200 vendparkingje për vetura, së shpejti do të mund të shfrytëzohen nga ferizajasit, nën kurrizin e shëtitores së nënkalimit kryesor “Bashkimi i Qytetit”, të cilat padyshim do ta shkarkojnë ngarkesën e qarkullimit rrugor e heqin përfundimisht brengën e ferizajasve apo vizitorëve të Ferizajt, për ta lënë në parking të sigurt, veturën e tyre” ka shkruar Aliu, i cili përmes fotove ka paraqitur gjendjen e parkingjeve nëntokësore në qendër të Ferizajt.