Ferizaj

Agim Aliu: Rrofsh e qofsh e shtrenjta Shqipëri, Kosova tek ti mban sytë!

By FerizajPress

November 28, 2019

Zemra e gjithë shqiptarëve rrah edhe më fortë, këtë nëntor të Ditës së Flamurit, për t’ia shtrirë dorën e kujdesit njëri-tjetrit e buzëqeshjen që u venit nga shtati i lëkundur i Shqipërisë.

Në festa e tragjedi, ndajmë lotin e gëzimin nën hijen e flamurit që tok na mbledh në më të lavdishmen ditë të kombit – 28 Nëntorin e lavdisë e krenarisë së kryetrimit Gjergj Kastrioti, Ditës së më të shtrenjtit Flamur e Pavarësisë dhe lirisë që solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Rrofsh e qofsh e shtrenjta Shqipëri, Kosova tek ti mban sytë!