Agim Ali ka bërë publik edhe projektin e tunelit në udhëkryqin me hekurudhën e trenit në fshatin Nikadin.
Ky është projketi i tretë që ka të bëjë me premtikmet e kryetarit Aliu, se do të bëjë bashkimin e qytetit dhe se hekurudha më nuk do të jetë ajo që ndau qytetin dhe shkaktari i fatkeqësive, por do të jetë një pasuri e qytetit dhe një mundësi e zhvillimit ekonomik.
Për këto projekte të nënkalimeve tashme janë kryer të gjitha përgatitjet detale, ndërsa projekti kryesorë në rrugën “Ahmet Kaçiku” pritet që të filloi kah fundi i muajit Gusht.