Ferizaj

Agim Aliu pret Bujar Osmanin në Ferizaj, flasin për bashkëpunimet e ardhshme

By FerizajPress

September 23, 2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim ish-kryediplomatin e Maqedonisë së Veriur, Bujar Osmani, i cili po ashtu është kandidat në zgjedhjet lokale të këtij shteti.

Aliu garon edhe për një mandat në Ferizaj, ndërsa Bujar Osmani synon të bëhet kryetar i Çairit në zgjedhjet e fundtetorit në Maqedoni.

“Mesditë e veçantë e shëtitje në sheshin e qytetit me mikun tim, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kryediplomatin Bujar Osmani, për bashkëpunimet tona të së ardhmes”, shkroi Aliu në Facebook.

Gjithashtu, kryetari i Ferizajt, i cili garon në kuadër të PDK-së me numër 191, ndau disa fotografi me Osmanin në disa pika tërësisht të ndryshuara të kësaj komune.