Ferizaj

Agim Aliu premton ta ndërtoj një kampus në Ferizaj

By FerizajPress

June 01, 2021

Agim Aliu, kryetari i komunës së Ferizajt ka premtuar ndërtimin e një kampusi ne një hapësirë të madhe të këtij qyteti.

Ai në ekspozitën “Profesionistët e së ardhmes” në USHAF tha se

“Ne kemi identifikuar një lokacion në kuadër të komunës së Ferizajt që është në një hapësirë mes 10-40 h tokë mund dhe do ta mbështesim ta ndërtoj një kampus”, tha ai, transmeton Tv Liria.

Duke parë zhivillimin e hovshëm të Universitetit, Kryetari Aliu tha se ky institucion meriton një hapësirë më të madhe, e cila është menduar të realizohet në kuadër të projekteve dhe vizionit të Komunës, me ç’rast është planifikuar zhvendosja e lokacionit të Universitetit tek Parku i Lirisë, ku 10 deri 14 hektarë janë menduar t’i dedikohen kampusit të UShAF.

“Ne si komunë e kemi këtë propozim pranë rektorit dhe universitetit”.