Ferizaj

Agim Aliu paralajmëron lëshimin e nënkalimit kryesorë në funksion (Foto)

By FerizajPress

June 29, 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes  një postimi  ka bërë të ditur se nënkalimi  kryesor në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit”  pothuajse është gati.

“Gati-gati, punë e pandalshme 24 orëshe për t’i  dhënë së shpejti ferizajasve, projektin më të madh ndonjëherë të infrastrukturës rrugore – nënkalimin kryesor në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit” ka shkruar Aliu.