Ferizaj

Agim Aliu: Një kryevepër infrastrukturore ka nisur punimet- Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë në Ferizaj

By FerizajPress

January 12, 2023

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka përcjellë punimet të cilat kanë filluar për ndërtimin e nënkalimit afër Stacionit të Policisë në Ferizaj. Aliu këtë e ka quajtur një kryevepër infrastrukturore e cila do të jetë në shërbim të automjeteve dhe këmbësorëve.“Një kryevepër infrastrukturore ka nisur punimet- Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë në FerizajNë Ferizajn e transformimit rrënjësor urban, tashmë ka nisur së zbatuari, projekti tjetër madhor – Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, një vepër madhore infrastrukturore, që i jep zgjidhje përfundimtare nevojave të qarkullimit në zemrën e qytetit dhe mundëson ritme më të larta zhvillimi të të gjithë qendrës së qytetit tonë.Një vepër që i kushtohet ferizajasve që duan dhe besuan tek ndryshimi, tek zhvillimi e modeli që Ferizaj paraqet për gjithë vendin, vepër që ndër breza i kushtohet të rinjve, të moshuarve, ferizajasve të çdo moshe e profesioni, personave me nevoja të veçanta, shërbimeve emergjente, bizneseve e të tjera, për t’i dhënë sigurinë, lehtësinë e qarkullimit e zhvillimin gjithë zonës. Na priftë e mbara, bashkë!”ka shkruar kryetari Aliu.