Ferizaj

Agim Aliu ngushëllon familjen Ramadani

By FerizajPress

November 08, 2020

Me rastin e  ndarjes nga jeta të Skender Ramadanit  familjes i ka dërguar telegram ngushëllimi kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Sot, Ferizaj mbeti pa njërin nga ekonomistët më të vlefshëm, veteranët më të dalluar të arsimit, ish futbollistin që dha djersën e tij e kontributin e pashoq në futbollin ferizajas, mbeti pa qytetarin shembullor, Skender Ramadani, ka shkruar  Agim Aliu.

Telegram ngushëllimi

Sot, Ferizaj mbeti pa njërin nga ekonomistët më të vlefshëm, veteranët më të dalluar të arsimit, ish futbollistin që dha djersën e tij e kontributin e pashoq në futbollin ferizajas, mbeti pa qytetarin shembullor, Skender Ramadani.

Ditë më parë takova atë, për t’i dhënë më të paktën nga ne për punën e tij shumëvjeçare, mbështetjen e pakursyer për nismën e tij të botimit të librit.

Sot, ky lajm na tronditi të gjithëve. Ngushëllime familjes Ramadani, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit.

Pastë dritë shpirti i tij fisnik!