Pas publikimit të lajmit se në Ferizaj sot është shënuar viktima e dytë nga virusi COVID-19, ku ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga Nerodimja e Ferizajt , kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjen
“Lajm i keq për gjithë Ferizajn, sot kur humbi jetën pacienti S.M i moshës 70 vjeçare nga Neredimja, i infektuar me COVID-19.
Ngushëllime familjes e gjithë të njohurve! Tash kur virusi shënoi viktimën e dytë në Ferizaj, është koha e fundit për bashkëqytetarët të shohin fuqinë e këtij virusi si shpërndarje e fatalitet” thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Aliu.