Lajmi për vdekjen e Prof.Dr. Mehdi Jasharit, kontribuesit të jashtëzakonshëm të sportit, veçanërisht hendbollit, na pikëlloi të gjithëve, veçanërisht sportistët dhe sportdashësit e Ferizajt, qytetit ikonë të hendbollit.
Në emër të institucionit të Komunës dhe gjithë qytetarëve ferizajas, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë të njohurve e miqve të të ndjerit.
Vepra e profesorit Jashari ka lartësuar edukimin sportiv në nivel vendi e posaqërisht sportin ferizajas.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Ngushëllime!