Ferizaj

Agim Aliu ngushëllon familjen e Ledion Zekollit

By FerizajPress

December 28, 2021

Ka ndërruar jetë 3-vjeçari, i cili kishte pësuar djegie trupi mbi 75 përqind, pasi shtëpia ku jetonte ishte përfshirë nga zjarri.

Kryetari i Komunës Agim Aliu ka ngushëlluar familjen e vogëlushit ndërsa ka treguar publikisht se shpenzimet edhe për renovimin e shtëpis do t’i mbulojë komuna.

Sot, qiellit të gëzimit fëmijëror, iu nda vogëlushi Ledion Zekolli. Zemërthyer e plot dhembje jemi të gjithë. Ledioni u nda nga jeta kur veç sa kishte hapur portën e parë të jetës, në moshën 3 vjeçare. Atij aksidentalisht, zjarri që kaploi shtëpinë e tij, i mori edhe jetën, pas përpjekjeve e trajtimit që mori nga mantelbardhët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe përpjekjet sonë për trajtimin e tij jashtë vendit. Por fati vendosi kundër vullnetit tonë. Shpirti i tij i bardhë si borë e kristal, qoftë i qiellit të paskaj. Ne, kemi qenë e kemi dhënë nga vetja që nga çasti i parë i kësaj tragjedie dhe zotohemi publikisht, se do të marrim përsipër të gjitha shpenzimet për këtë rast tragjik, duke nënkuptuar edhe renovimin e shtëpisë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. thuhet në telegramin e kryetarit Aliu