Kryetari i Farizajt, Agim Aliu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë kosovarë në Kroaci ku vdiqën 10 persona
Aliu ka thënë se është fatkeqësi pikëlluese lajmi për humben e jetëve të vëllëzërve e motrave nga Kosova. “Në rrugën plot sakrifica të mërgatës, kjo e sotmja pikëllon pa masë” ka thënë Aliu
Aliu lutet për të plagosurit që t’ia dalin dhe shpreh ngushëllime për familjet e viktimave.
“I kobshëm lajmi për vdekjen aksidentale të bashkatdhetarëve dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve sot në Kroaci, të cilët po udhëtonin drejt vendlindjes, Kosovës. Në rrugën plot sakrifica të mërgatës, kjo e sotmja pikëllon pa masë. Ata mbyllën sytë përgjithmonë, me mallin e dëshirën t’i takojnë familjarët që i prisnin si përherë. Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit, shërim të shpejt të lënduarve tjerë. E gjithë Kosova është në këtë çast të rëndë me familjet e të ndjerëve!” ka shkruar Aliu.