Ferizaj

Agim Aliu: Ne nuk do ta kemi kokën të kthyer nga Prishtina, por nga qytetarët e Ferizajt

By FerizajPress

July 29, 2020

Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një prononcim për njërin nga televizionet lokale, lidhur me mbështetjen nga niveli qendror, tha se Ferizaj nuk do të pres burokracitë kur kërkesa e qytetarëve për mbështetje e shërbime shëndetësore, tash më shumë se kurrë nevojitet të trajtohet me urgjencë e cilësi shërbimesh. Ai shtoi se Ferizaj nuk ka për ta kthyer kokën kah Prishtina në lidhje me këtë çështje, porse do të kthej kokën kah ferizajasit, që t’i përmbush nevojat e tyre për shërbime e mbështetje shëndetësore.

“Unë mund të konfirmoj para qytetarëve se nuk do ta kemi kokën të kthyer nga Prishtina, ne e kemi kokën e kthyer nga qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe nuk do të presim asnjë ndihmë, asnjë mbështetje nga ata, por thjesht të gjitha masat do t’i marrim si shtab emergjent i Komunës së Ferizajt sepse ka masa dhe veprime të cilat kanë burokracinë e vet dhe ne si shtab emergjent nuk jemi në gjendje dhe nuk duhet të jemi që të presim këtë burokraci përderisa qytetarët tanë kërkojnë mbështetje dhe një shërbim. Prandaj sot mund t’iu konfirmoj se qytetarët do ta marrin këtë mbështetje në kuadër të institucioneve shëndetësore të Komunës së Ferizajt, qoftë brenda qendrave të mjekësisë familjare, qoftë brenda Spitalit të Ferizajt” deklaroo kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Për më tepër ndiqni deklaratën e plotë të kryetarit Agim Aliu, publikuar në faqen e tij në facebook