Ferizaj

Agim Aliu: Nder e privilegj i veçantë, të zgjedhem sot, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

By FerizajPress

April 05, 2022

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Përgjithshëm ku ka zgjedhur bordin dhe kryetarin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Sipas një njoftimi thuhet se me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas komunave të fituara, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu, aktualisht kryetar i Komunës së Ferizajt.

Aliu përmes një publikimi në faqen e tijë zyrtare ka falnderuar të gjithë pr besimin  dhe ësht zotuar se bashkë me kryetart tjerëë t komunave do t jet zëri I fuqishm e I palodhur n artikulimin e kërkesave të qytetarve.  

 “Komunat janë porta e parë e çdo halli të qytetarëve gjersa kryetarët e komunave, hallka lidhëse e adresimit të nevojave të qytetarëve në institucionet qendrore. Andaj, duke e falënderuar për punën e kontributin, strukturën e deritanishme të AKK-së, u zotova se bashkë me kolegët tjerë kryetarë të komunave, do të jemi zë i fuqishëm e të palodhur në artikulimin e kërkesave qytetare.

Faleminderit për besimin e mbështetjen e fuqishme Kryetarë të Komunave të Kosovës dhe delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës!

Bashkë, na priftë e mbara!”, ka shkruar Agim Aliu.

Kurse, aty është zgjedhur edhe bordi i këtij asociacioni i përbërë nga dy anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Emrat e përzgjedhur në bord janë:

Shaqir Totaj -PDK

Bali Muharremaj-AAK

Imri Ahmeti-LDK