Ferizaj

Agim Aliu: Muzeu i Kujtesës – pasqyra jonë e së kaluarës

By FerizajPress

December 01, 2018

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar  anëtarët e Kuvendit të Ferizaj që i dhanë dritë jeshile    themelimit të  Muzeut të Kujtesës në Ferizaj.

Sot themeluam një institucion të rëndësisë së veçantë për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen e qytetit tonë, themeluam Muzeun e Kujtesës.

Vendimmarrje për mbrojtjen e vlerave dhe të kaluarës sonë historike të të gjitha epokave. Një zotim më shumë i përmbushur.

Faleminderit anëtarëve të Kuvendit të Komunës që i dhanë dritën jeshile dhe urime gjithë qytetarëve ferizajas!Urime!” ka shkruar Agim Aliu.