Ferizaj

Agim Aliu: Mundësi të reja të bashkëpunimit mes bizneseve ferizajase dhe atyre hungareze

By FerizajPress

November 04, 2020

Mundësitë e reja të bashkëpunimit mes bizneseve ferizajase dhe atyre hungareze, investimet e mundshme në qytetin tonë si dhe shkëmbimet kulturore të të dy vendeve ishin temat e diskutimit në takimet që patën në vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë  kryetari i Ferizajt Agim Aliu, deputeti Elmi  Reçica dhe   drejtori i Infrastrukturës  Arbër  Bytyqi.

Bashkë me anëtarët tjerë të delegacionit, deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin Arbër Bytyqi takuam zëvendëskryetarin e Odës Hungareze të Tregtisë dhe Industrisë, Attila Galambos si dhe presidentin e Komitetit për Ballkanin Perëndimor, pjesë e së cilave takime ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, Shkëlqësia e Tij, Shpend Kallaba.

Bashkë u dakorduam të intensifikojmë komunikimin që në ardhmen e afërt të lindin frytet e para të këtij bashkëpunimi, me dobi për zhvillimin ekonomik e kulturën në Ferizaj,  ka shkruar kryetari Agim Aliu.