Ferizaj

Agim Aliu merr kartelën e anëtarësisë së Tifozerisë “Dardanët”

By FerizajPress

November 20, 2018

Valës së anëtarësimeve të personaliteteve publike nga jeta politike, shoqërore e kulturore në Tifozerinë “Dardanët” i është bashkuar edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Për t’i dorëzuar kartelën e anëtarësisë dhe bluzën me mbishkrimin e tifozerisë, i pari i Ferizajt ka pritur dy nga përfaqësuesit e “Dardanëve” në zyrën e tij.

Ndryshe, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njihet si tifoz i flaktë i futbollit.