Ferizaj

Agim Aliu: Kam mbështetje nga votuesit e secilës parti politike në Ferizaj

By FerizajPress

November 06, 2017

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në një deklarim për portalin Ferizajpress, lidhur me mbështetjen qytetare dhe koalicionet parazgjedhore për garën e balotazhit ka deklaruar:

“Votuesit ferizajas kanë treguar mbështetje masive për kandidaturën time dhe platformën time qeverisëse. Një gjë është e sigurtë, mbështetësit e platformës sime gjenden në secilën parti politike në Ferizaj, unë do të përfaqësoj denjësisht kërkesat dhe zërin e tyre në drejtimin e Komunës së Ferizajt. Ne, besojmë fuqishëm se mbështetja qytetare, me apo pa koalicion do të dyfishohet. Ferizajasit dijnë të vlerësojnë projektet konkrete dhe modelin e mirëqeverisjes që kemi instaluar ne. Mbetet të punohet që të jetësohen pritjet e qytetarëve karshi nesh, në dobi të komunës. Përkrahja e shfaqur më 22 tetor, është provë e qartë e fitores sonë edhe në balotazh” theksoi kandidati Aliu.