Ferizaj

Agim Aliu garanton qytetarët ferizajas. Asnjë panik, miell do të ketë mjaftueshëm në Ferizaj

By FerizajPress

March 24, 2020

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes një publikimi ka garantuar qytetarët ferizajas se në këto ditë të vështira do të ketë miell të mjaftueshëm për të gjithë. Këtë deklaratë Aliu e ka bazuar pas takimit me  furnizuesit kryesorë të  miellit në Ferizaj.

“Këtë garancë mora sot nga kontakti që pata me furnizuesit kryesor ferizajas me miell, që furrat e bukëpjekësit nuk do të vuajnë mungesën e miellit, rrjedhimisht qytetarëve do t’i ofrohet çdo ditë, buka. Faleminderit furnizuesve me miell që qytetarëve po i garantojnë çdo ditë, bukën në sofër!” ka shkruar Aliu.