Ferizaj

Agim Aliu: Funksionalizimi i QRSHP-së në Ferizaj do t’i shërbej jo vetëm Ferizajt, por gjithë Regjionit tonë

By FerizajPress

April 27, 2020

Një gatishmëri e përgatitje më shumë, nuk bën dëm, përkundrazi, në përballjen me COVID-19. Sot, bashkë me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, nisëm funksionalizimin e objektit të ri të këtij institucioni.

Asfaltuam rrugën mbi 300 metër që çon në këtë objekt si dhe përfunduam të gjitha instalimet elektrike e riparimet e ujësjellësit. KEDS ka ofruar lidhjen falas në rrjetin elektrik të këtij objekti, qysh nesër, për të cilën shpreh falënderimin. E Ministria e Shëndetësisë, shumë shpejt do ta sjell inventarin e pajisjet e domosdoshme.

Funksionalizimi i QRSHP-së në Ferizaj do t’i shërbej jo vetëm Ferizajt, por gjithë Regjionit tonë.