Ferizaj

Agim Aliu: Fondi i punësimit e zhvillimi ekonomik zgjidhje e problemeve sociale

By FerizajPress

October 13, 2017

Ndër problemet kryesore në Ferizaj është edhe mirëqenia sociale e qytetarëve të kësaj komune.

Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Agim Aliu, zgjidhjen e këtij problemi po e sheh përmes fondit të punësimit dhe zhvillimit ekonomik, që do të gjeneronin vende të punës.

Tutje ai ka premtuar edhe ndërtimin e shtëpive për personat që jetojnë me asistencë sociale.

“Fondi i punësimi dhe zhvillimi ekonomik është shansi i përmirësimit të gjendjes sociale të qytetareve të Ferizajt. Vetëm në këtë mënyrë duke u punësuar mund të përmirësohet mirëqenia e ferizajasve. Përveç kësaj do të shtojmë buxhetin për këto kategori si dhe do të bashkëpunojmë me donatorë të ndryshëm, për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale” ka thënë Agim Aliu, njofton Klan Kosova.