Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga sot edhe zyrtarisht është ri-kandiduar për kryetar nga PDK-ja. Zyrtarizimi i kandidaturës së tij u bë në prani të ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, gjatë një aktiviteti të organizuar në ambientet e sallës së sportit ”Bill Clinton” në Ferizaj.Me këtë rast Aliu tha se qeveritë e kaluara në Ferizaj kanë sjellur pabarazi, por me fitoren e tij Ferizajt iu kthye zhvillimi e barazia.Aliu shtoi se janë në kapërcim të pritjeve të vitit 2017 dhe se projektet e qeverisjes së tij kanë gërshetuar përkushtimin për të gjitha moshat, pavarësisht se ishte qeveria që në poste udhëheqëse kishte moshën më të re. Aliu tha se ka projekte per ndryshimin e Ferizajt deri ne vitet 2030 e 2035.
“Ferizaj është model i qeverisjes për gjithë Kosovën. Këtë nuk e themi ne, e thonë qytetarët. Besimi i tyre në qeverisjen tonë, solli miliona euro investime e projekte të veçanta që pa dilemë, ndryshuan faqen e Ferizajt. Unë jam gati t’i prijë Ferizajt edhe për katër vitet e ardhshme. Jam gati të jap çdo pikë djerse, mundi, përkushtimi, dashurie e pasioni për ta bërë Ferizajn siç e duan dhe meritojnë ferizajasit. Unë jam gati, t’i shërbej ferizajasve e bashkë të ndajmë fatin në çdo ditë të qeverisjes sime.
Sot, në prezencën e personaliteteve emblematike të Ferizajt, lidershipit e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në një ceremoni simbolike, u zyrtarizua kandidatura ime për Ferizajn e 4 viteve që na presin, për të triumfuar natyrisht, sepse Ferizaj e ferizajasit nuk kanë kohë të humbin, nuk meritojnë kthimin prapa, por presin ta lartësojmë edhe më shumë Ferizajn, të mos ndalim ritmin e zhvillimit të çdoditshëm, gjithmonë me qytetarin dhe fatin e tij në radhë të parë, pa dallime të bindjes politike, apo çfarëdo tjetër që bën dallimin mes nesh, por me zemrën plot e të bashkuar për Ferizajn që të gjithë duam.
Faleminderit familjes sime që pakursim i kam në krahë e mbështetje;
Ndërsa, U.D i Kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, tha se puna e Aliut po e ndryshon Ferizajn.
Faleminderit profesionistëve të çdo fushe që shërbyen dhe i shërbejnë vizionit tonë për Ferizajn siç e meriton;
Faleminderit bashkëpunëtorëve, forcës sonë politike në gjithë përpjekjen e tyre për ta bërë më të mirën;
Faleminderit secilit qytetarë pa dallime politike e çfarëdo bindje, që vendosi t’i jap mbështetje dhe e mbështet Ferizajn e gjeneratës tjetër, të zhvilluar, prosperues e qendër urbane që bën dallimin në gjithë Kosovën.
Jam gati, me besimin e fuqinë që buron nga ju, të dalim faqebardhë në zgjedhje lokale.
Na priftë e mbara!