Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka shpërndarë një grafikon të Institutit GAP, ku ka njoftuar se komuna që udhëheqë ai është e para ga komunat e mëdha me 99% të buxhetit të shpenzuar në realizimin e investimeve kapitale gjatë vitit 2023.
Në postimin në Facebook të cilin ia ka bashkangjitur edhe grafikonin e GAP, Aliu i është gëzuar këtij lajmi.
“Ferizaj i pari nga komunat e mëdha me 99% të buxhetit të shpenzuar në realizimin e investimeve kapitale gjatë vitit 2023. Burimi: Thesari – MFPT, publikuar nga Instituti GAP”, ka shkruar ai.