Në ditën e fundit të 2020-tës , kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar punëtorët shëndetësor të QKMF-së dhe Spitalit të Ferizajt.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që ti falënderojë për punën dhe përkushtimin e tyre në luftë me pandeminë e COVID-19.
“Ne i themi FALEMINDERIT dhe i duartrokasim përkushtimit të tyre, mantelbardhëve, punonjësve të Policisë, punonjësve të mirëmbajtjes, inspektorëve, administratave të të gjitha niveleve, ekipeve të ndihmave ushqimore, psikologëve e logopedëve, gazetarëve dhe donatorëve të shumtë që 2020-tën i dhanë dritë në tunelin e zymtësisë nëpër të cilën kaluam” ka thënë Aliu.
E punëtorët shëndetësorë me këtë rast kishin organizuar një pritje për kryetarin të cilin e falënderuar për mbështetjen e treguar gjatë kohës së pandemisë.
“Gjuha shqipe ka një fjalë magjike, më fisniken thënë nga shpirti, FALEMINDERIT!
Sot, vizitova heronjtë e 2020-tës, mantelbardhët, për t’i falënderuar, me fjalë zemre e kurajon që na dhanë, me përpjekjen e tyre që megjithatë jeta ta mund vdekjen.
Shembuj si Ferizaj, rrallë hasen. Të tri nivelet e shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Spitali i Përgjithshëm dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, punonjësit e tyre, ishin bashkë e gati kurdoherë, pa pushim gjatë gjithë vitit, për qytetarët.
Ne i themi FALEMINDERIT dhe i duartrokasim përkushtimit të tyre, mantelbardhëve, punonjësve të Policisë, punonjësve të mirëmbajtjes, inspektorëve, administratave të të gjitha niveleve, ekipeve të ndihmave ushqimore, psikologëve e logopedëve, gazetarëve dhe donatorëve të shumtë që 2020-tën i dhanë dritë në tunelin e zymtësisë nëpër të cilën kaluam”ka shkruar kryetari Aliu.