Ferizaj

Agim Aliu falënderon ferizajasit për besimin

By FerizajPress

November 19, 2017

Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, ka dalë i pari sipas rezultateve preliminare të EXIT POLL-it të Klan Kosovës.

Aliu në një lidhje direkte në Klan Kosova ka falënderuar të gjithë ferizajasit për besimin që ia kanë dhënë atij, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në selinë e kësaj partie janë parë shumë njerëz duke festuar dhe duke e uruar Aliun për rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve.