Ferizaj

Agim Aliu deklason Valon Ramadanin edhe në fshatin e tij të lindjes

By FerizajPress

October 18, 2021

Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të së dielës doli i pari me mbi 62% të votave në Ferizaj.

Derisa Aliu ka lënë mbrapa kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadanin i cili mori mbi 25% të votave të kësaj komune.

E kandidati i PDK-së e ka mundur keq Ramadanin e VV-së edhe në fshatin e tij të lindjes. Ai kryeson në listën e çdo vendvotimi të fshatit Komogllavë.

Gjithsej në këtë fshat nga 5 vendvotime kryetari i deritashëm i Ferizajt ka marrë 1 mijë e 11 vota në fshatin e kundërkandidatit të tij nga LVV-ja i cili mori vetëm 778 vota.

Kështu Aliu edhe për një mandat do të vazhdojë qeverisjen komunale në Ferizaj./Gazeta Infokus/