AFP: Jeta me frikë e fëmijëve shqiptarë të ngujuar nga gjakmarrja

By FerizajPress

July 14, 2016

Djemtë e vegjël të familjes nuk dalin nga shtëpia dhe ëndrrat e tyre janë “thyer” për shkak të pamundësisë për të ndjekur studimet.

Klevisi 13 vjeç tha se dëshiron që të jetë një mjek, ndërsa vëllai i tij Alberti 11-vjeçar aspiron të jetë ministër i Drejtësisë. Kurse vëllai tjetër 13-vjeçar Marseli dëshiron të jetë këngëtar dhe Taulanti 13 vjeç (jo emri i tij i vërtetë) ëndërron të bëhet futbollist.

Për shkak të kanunit, ata nuk mund të shkojnë në shkollë që të ndjekin ëndrrat e tyre, pasi gjakmarrja i detyron që të qëndrojnë të mbyllur. Për shkak të një vrasje të ndodhur në vitin 2010, jeta e tyre është e mbyllur mes 4 mureve të shtëpisë.

“Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj kulturës tradicionale të gjakmarrjes, që shihet si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, shkruan AFP në reportazh.

.