Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se se në mesin e të plagosurve nga eskplodimi në rajonin Mohammad Agha, ishin edhe tre inxhinerë të ndërtimit.
Njëherësh, mediat lokale kanë raportuar se së paku dy oficerë të sigurisë në provincën Herat në Afganistan, janë rrëmbyer dje.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për eksplodimin në Logar dhe rrëmbimin në Herat, por militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e qeverisë së Afganistanit.
.