Lajme

Afganët e mbetur rrugëve (Video)

By FerizajPress

January 22, 2017

Në kushte te vështira bashkë me mijëra të bllokuar pas mbylljes se kufijve, afganët e rinj nuk qahen. Kanë studiuar anglisht në vendlindje dhe kanë ikur për të mos u kthyer më.

“Flemë këtu 12 njerëz. Është mirë, jemi si familje. Asnjë nga ne nuk e ka kaluar dot kufirin”, thotë Jan Agha, refugjat nga Afganistani.

Ushqime kanë pak, ashtu si me hapësirën e kasolles e braktisur të hekurudhës serbe, ngushtë janë edhe me ushqimin.

“Nëse do ta donim këtë, nuk do të vinim kurrë. Jemi të pashpresë”, thotë Waheed Hassan, refugjat nga Afganistani.

Pamje të tilla ka mjaft në rrugën ballkanike, por e vogël është dashuria e vërtetë ndaj tyre. Vendimi i Bashkimit Europian ka lënë në tokën e askujt mijëra refugjatë. Mes vendit nga vijnë dhe atij ku duan të shkojnë.

Jan dhe Waheed nisen drejt radhëve ku ndahet ushqimi një herë në ditë. Të organizuar mbijetojnë duke kursyer dhe shtuar.

Radhët janë të gjata dhe duhen një orë për të arritur tek furgoni i vetëm që ka hapur dyert e ndihmës për ta.

Kthim mbrapa nuk ka, por a është më mirë se në Afganistan është pikëpyetje.

“Është më keq se ne Afganistan. Kemi pritur 20 minuta, presim një orë. Është shumë ftohtë”, shprehet Jan Agha.

Radha vazhdon. Fat për të ngrënë kanë që numrin e radhës e kanë 1000. Gjithçka sipër, dreka ka mbaruar.

Ata janë të vetëdijshëm se shumë mendoj për ta si rrezik. Jan dëshiron të bashkohet me vëllain në Belgjik, i cili ka ikur pasi punonte me ushtrinë amerikane. Talebanet e kërkonin në shtëpi.

Waheed gjyshin e kishte punonjës në qeveri, vet kishte një dyqan. Tri gjenerata në ekzil. Babi ka ikur në Londër 16 vjet më parë.

“Ne kemi ikur nga lufta për paqe. Nuk e dimë kush janë terroristët, por kemi iku prej tyre”, shprehet Jan Agha.

“Është rrezik për secilin në Afganistan. Një natë kur po kthehesha nga një dasëm atje, dy persona më qëlluan me thikë”, thotë Waheed Hassan.

Zgjidhja europiane dështoi për refugjatët. Vendimi në Bruksel nuk i ka ndaluar ata të vijnë sërish. Forcat austriake, policia dhe ushtria e Serbisë në kufirin e Europës Serbi-Bullgari. Patrullimet janë të vazhdueshme, por problem janë trafikantët.

“Ka më pak refugjatë tani, pasi moti është i ftohtë. Por e kemi mbrojtur mirë kufirin edhe pse trafikantët janë problem. Thuajse nuk ka refugjatë”, shprehet Major Jovan Krivokapic, Ministria e Mbrojtjes, Serbi.

Por, ata bëjnë çdo gjë për të arritur në desitnacionin e tyre.

Afganët e Beogradit duan të shkojnë në një kufi tjetër. Hungari-Kroaci, Jan ka provuar 14 herë, Waheed 3 herë. Shpresën e kanë tek moti i mirë.

“Do të jem i lumtur të jem me vëllezërit e mi dhe te largohem nga këtu”, thotë Agha.

“Është si ëndërr për ne tani qe të takohemi me familjet tona pas kaq shumë kohësh”, shprehet Hassan.

Një ditë ata do të arrijnë në adresat e nisura. Shpresojnë se treni të shkoj me ta. Por, deri atëherë për shumë si ata, ngelët vetëm kjo mënyrë.