Ferizaj

Afganët e ardhur sot do të vendosen në ish-Kampin e Bechtel Enkas, në Sojevë

By FerizajPress

August 29, 2021

Në Kosovë tashmë ka arritur grupi i parë i refugjatëve afganë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

111 afganët e ardhur sot do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet afër Bondsteelit në Ferizaj.

Kështu ka konfirmuar gjatë një konference ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.