Një grup i afaristëve nga Turqia u prit sot nga kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, për të bashkëbiseduar rreth investimeve të mundshme në Ferizaj.
Në emër të grupit, Mustafa Ulu nga firma ANKON, trade holding sh.p.k., e njoftoi udhëheqjen e Ferizajt me planet dhe synimet e këtyre afaristëve.