Lajme

Aeroporti i Prishtinës certifikohet nga “Airport Carbon Accreditation”

By FerizajPress

August 08, 2016

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është certifikuar në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte (ang. Airport Carbon Accreditation) për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave sere në baza vjetore brenda kompanisë.

Duke marrë parasysh problemet qe vijnë si rezultat i kësaj dukurie dhe ndikimin e aeroporteve në rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit, Aeroporti i Prishtinës ka filluar me identifikimin e faktorëve ndikues, për të vazhduar me planifikimin e strategjive që do të ndikojnë pozitivisht në zvogëlimin e emetimit te gazrave.

Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania WSP | Parsons Brinckerhoff të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë (ang. ACI Europe), i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Europiane./Lajm