Lajme

Aeroporti i Brukselit hapet sot!

By FerizajPress

April 03, 2016

Aeroporti i Brukselit do të hapet pjesërisht ditën e diel, me masa sigurie të shtuara, 12 ditë nga sulmet e atentatorëve vetëvrasës.

Autoritetet aeroportuale kanë deklaruar se tre fluturime të “Brussels Airlines” do të nisen për në destinacione europiane.

Zaventem nuk ka kryer fluturime pasagjerësh që nga dita e sulmit në hollin e nisjeve, që u morën përsipër nga Shteti Islamik e që bashkë me ato në metro lanë 32 të vdekur.

Drejtori ekzekutiv i aeroportit, oficeri Arnaud Feist deklaroi se, “nga e diela në mëngjes aeroporti do të jetë pjesërisht operacional”. Ai theksoi se, pret që të marrë autorizimin zyrtar më vonë gjatë së shtunës.

Ndërkohë, pasagjerët do të mund të shkojnë në aeroport vetëm me makinë ose taksi, pasi terminali është ende i mbyllur për trenë dhe autobusë.