Ferizaj

Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë, mbi 300 udhëtarë mbesin në pritje

By FerizajPress

April 16, 2022

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë, që kishin për të udhëtuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroaeroportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që kishin destinacion Prishtinën mbetën në pritje, raporton gazeta zvicerane Blick, transmeton Klankosova.tv.

Njëri nga udhëtarët që mbeti në këtë aeroport ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë me operatorin e tyre të fluturimit.

Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.