Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka komentuar kërkesën e qeverisë serbe drejtuar bashkësisë ndërkombëtare pë lirmin e kriminelit të luftës, Oliver Ivanoviq.
Ky është komenti i plotë i Kelmendit:
“Qeveria serbe paska kerkuar qe bashkesia nderkombetare te ndikoje te lirohet Oliver Ivanoviq, i denuar me 9 vjet burgim per krime ndaj shqiptareve. Fort mire! Po angazhohen per “respektim te te drejtave te njeriut”! Por, Beogradi s’ka asnje kredibilitet te kerkoje diçka te ketille. P.sh.: Deshmitare te ndryshem kane deklaruar se ish-drejtori i burgut të Dubraves, Aleksandër Rakoçeviq, kishte marre vendim për lirimin e Ukshin Hotit, para se ai të zhdukej. Sot e 17 vjet askush nuk e ka pyetur Rakoçeviqin se kujt iu dorezua ose çfare ndodhi me Hotin! Rakoçeviqi eshte gjalle dhe jeton ne Serbi.”